Transporti
Politika e transportit
1. Kosovë
- Transporti është falas për të gjitha porositë brenda Kosovës.
- Dorëzimi bëhet brenda 24–48 orëve nga konfirmimi i porosisë, në ditë pune.
- Pagesa bëhet në dorëzim, me para në dorë, te korrieri.
2. Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut
- Dorëzimi bëhet brenda 3–5 ditëve pune nga konfirmimi i porosisë, në varësi të vendndodhjes dhe kompanisë postare partnere.
- Kostoja e transportit fillon nga 3 € dhe mund të ndryshojë sipas peshës dhe madhësisë së produktit.
- Kostoja e transportit shfaqet në checkout para se ta konfirmoni porosinë. Për produkte me përmasa ose peshë të madhe, nëse kostoja reale e transportit është më e lartë se ajo e shfaqur, ju kontaktojmë para dërgimit dhe ju tregojmë koston; porosia dërgohet vetëm pasi ta pranoni. Nëse nuk pajtoheni, porosia anulohet pa asnjë kosto për ju.
- Për adresat në këto shtete kërkohet kodi postar i qytetit (p.sh. Shkup 1000, Tetovë 1200, Tiranë 1001).
- Për dërgesat jashtë Kosovës mund të aplikohen detyrime doganore ose tatime importi sipas legjislacionit të shtetit pranues. Nëse aplikohen, ato paguhen nga pranuesi.
3. Shtete të tjera
Për dërgesa në shtete të tjera, kostoja dhe afati shfaqen në checkout para konfirmimit të porosisë. Për pyetje na kontaktoni para se të porositni.
4. Si dorëzohet porosia
- Pas porosisë, ju mund të kontaktoheni në telefon për konfirmim. Për këtë arsye jepni një numër telefoni aktiv.
- Shkruani adresën e plotë: rruga, numri i shtëpisë, lagjja ose fshati, qyteti.
- Korrieri ju telefonon para dorëzimit. Nëse nuk arrin t'ju gjejë pas dy përpjekjeve, ju kontaktojmë për të caktuar një dorëzim të ri.
- Për dërgesat jashtë Kosovës ju dërgojmë numrin e gjurmimit kur pakoja niset.
- Ditë pune janë e hëna – e shtuna, pa festat zyrtare. Në periudha me shumë porosi (p.sh. fushata zbritjesh, festa) afatet mund të zgjaten; në këtë rast ju njoftojmë.
5. Kontrolli i pakos
Kur e pranoni pakon, kontrolloni që paketimi të mos jetë i dëmtuar. Nëse vëreni dëmtim, bëni foto dhe na njoftoni menjëherë, mundësisht brenda 24 orëve. Të drejtat tuaja për produkt të dëmtuar ose me defekt përshkruhen në Politikën e kthimit, rimbursimit dhe garancisë.
6. Kontakti
online@dartech-ks.com · +383 48 74 68 68 (telefon dhe WhatsApp) · Porosi online 24/7